Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë të një pajtimi që kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndryshojnë.
“Kam kërkuar dhe vazhdojë të kërkojë unitetin e partive politike parlamentare, jo për vete sepse kurrë nuk iu kam ikur përgjegjësive të mija. Unë kërkojë një gjë të tillë për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për të legjitimuar kërkesat politike dhe historike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për t’iu bashkuar Kosovës”, ka deklaruar presidenti Thaçi gjatë një konference për media.E po të ndodhë kjo që e thotë i pari i vendit, hapësira me 1,249 km katror e tri komunave tash pjesë e Serbisë Jugore, Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, do të ndryshojë hapësira gjeografike e Kosovës duke shtuar territor për rreth 10% të asaj që aktualisht ka Kosova, përcjell Telegrafi.
Por, ky korrigjim, nuk po i pëlqen as ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.Ai, në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka thënë se kufijtë e Kosovës po vihen në “tepsi”.“Sot janë vënë në ‘tepsi’ kufijtë e Kosovës, në një kohë kur Kosova ishte në pushtimin serb dhe u miratua në shtator të vitit 1992 dokumenti i samitit të OSBE-së. Kosova u nxor zë i veçantë në dokumentin e samitit, ku shkruhej se problemi do të zgjidhet nëpërmjet dialogut Prishtinë- Beograd me ndërmjetësimin e palës e tretë”, kishte deklaruar Berisha.Por, presidenti Thaçi, krejt këto ndryshime dëshiron ti bëjë duke mos i dhënë asgjë Serbisë.
Për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndryshimi i kufijve mund të bëhet vetëm me luftë. Kundër ndarjes ka dalë edhe krye parlamentari, Kadri Veseli, por ai nuk ka folur nëse pajtohet me idenë e Thaçit për bashkimin e Luginës me Kosovën.