Këngëtarja nga Kuksi, Baby G kohëve të fundit bëri bujë të madhe në shtypin mediatik.
Rrahja brutale nga shoqja e saj Bleta Gashi u komentua mjaft shumë ku tregoi çdo detaj se si ka ndodhur incidenti, shkruan lajmi net. Postimet e saj në rrjete sociale janë të njëpasnjëshme, në të cilat shpesh përçon mesazhe dhe këshilla për ndjekësit. Në një të fundit, Kingji publikon nga afër fytyrën gjersa e quan veten boss të vetvetes.
“Boss i vetvetes, Kush jeni ju?”, ka shkruar ajo bashkangjitur fotos. Këngëtarja Kingji, ditë më parë tha se do vjen në një bashkëpunim me yllin botëror Chris Brown, ndërsa e fundit këngë nga ajo mbetet “Mos u nal”.