Hoxhë Elvis Naçi është ndër hoxhallarët më të njohur shqiptar, kjo për shkak të ligjëratave të tij domethënëse dhe shumë të pëlqyera nga besimtarët islam.
Predikuesi i fesë në ligjëratat e tij zgjedh të prekë tema të ndryshme, duke nisur nga besimi në Zot, familja, shoqëria, morali, etj.
Shpesh në fjalimet e tij ai është mjaftë emocional, e nganjëherë fletë edhe me tone të ashpra, sidomos kur bëhet fjalë për fenomene negative.
Hoxhë Elvis Naçi është baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, dashuria për të cilën duket se është e pa masë.Naçi të bijën e trajton si princeshë, e këtë e tregon edhe kurora në kokën e saj.