Ministri i Arsimit Ramë Likaj, vlerëson se puna e tij është dëshmuar dhe vlerësuar nga njerëz profesionistë, dhe rrugëtimin e tij nuk e ndalin protestat.
Likaj ndërsa komentoi organizimin e nesërm të ORCA-s, ku akuzojnë atë për plagjiaturë, thotë se punimet e tij shkencore janë ndërvite të punuara
”Këta persona fyerjen e kanë projekt – pastaj këto propaganda të tilla i shfrytëzojnë për shantazhe, njëjtë kanë bërë edhe me të tjerët, kanë fituar fonde miliona euro”.
”Punimet e mia të publikuara janë të ndërviteve”.
”Nuk më tërheqin, nuk më trembin – do të vazhdoj me punë ashtu siç kemi bërë planin qeveritar”.
”Mund t’i pyesni studentët e mi, bizneset, kolegët e mi, flasin njerëzit kompetentë”.