Ekipi kombëtar i Kosovës do ta vazhdojë rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020 me ndeshjen e sotshme kundër Anglisë, e cila nis në orën 20:45 në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s.
Statistikat e ndeshjes:
– Anglia dhe Kosova nuk janë përballur kurrë më parë në ndeshje ndërkombëtare me njëra-tjetrën.
– Anglia nuk ka pësuar disfatë në asnjëren prej 42 ndeshjeve të fundit kualifikuese për EURO ose Kupë të Botës (33 fitore, nëntë barazime, asnjë humbje), që kur humbi 1:0 kundër Ukrainës në tetor të vitit 2009.
– Kjo është ndeshja e dytë e Anglinë në stadiumin “St.Mary’s” dhe e para që nga tetori i vitit 2002, kur ata barazuan 2:2 kundër Maqedoninë, gjithashtu në kuadër të kualifikimeve për EURO 2004. Ata kishin edhe në stadiumin e vjetër të Southamptonit, The Dell, në mars të vitit 1901, kur kishin fituar 3:0 kundër Islandës.
– Kosova është e pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në të gjtha garat (dhjetë fitore, pesë barazime) dhe janë duke tentuar ta fitojnë ndeshjen e tretë radhazi për herë të parë që nga maji i vitit 2018.