Teuta Krasniqi një aktore mjaft e dashur për publikun ishte një ndër të ftuarit në këtë puntatë të programit “Showtime”, shkruan OnAir.
Në këtë intervistë ajo dha disa detaje më tepër qoftë të projekteve të cilat pret ti sjellë shumë shpejt si edhe të jetës së saj personale. Teuta tregoi se ka në plan të sjellë një serial të ri në formatin e IStar, por me një trup aktorësh në moshë më të vogël. Ajo deklaroi se skenari dhe çdo gjë tjetër është gati, por është duke pritur një kohë të përshtatshme për të filluar xhirimet. Në të njëjtin stad ndodhet edhe filmi “Lëkura e krokodilit” ku ajo do të vijë si producente.
Ajo gjithashtu u pyet edhe për disa detaje të jetës së saj personale të cilat ngjallin mjaft kureshtje te publiku. Një ndër këto është edhe pyetja nëse do të ketë një fëmijë të tretë. Aktorja u shpreh se kjo është gjithashtu edhe një kërkesë e vajzave të saj, por nuk e ka në plan për momentin një gjë të tillë.
Së shpejti presim të shohim Teutën edhe në rolin e moderatores në emisionin e saj të ri i cili do të fillojë transmetimin së shpejti.