Kida dhe Mozzik, si pjesë e “OnRecords” disa vite më parë realizuan këngën “Premtimet”. Këngë kjo që rezultoi të ishte një prej bashkëpunimeve më të suksesshme shqiptare, gjykuar jo vetëm nga klikimet në Youtube, por edhe projekti që i dha shtysën këngëtarëve drejt statusit që kanë sot.
Sot, 4 vite pas këtij bashkëpunimi, Kida dhe Mozzik duket se janë gati për të na surprizuar. Tani jo më pjesë si pjesë e të njejtit label, por si dy prej artistëve më të njohur shqiptarë.
Këtë e themi pasi disa minuta më parë Mozzik ka publikuar një foto të këngëtares në profilin e tij në Instagram. Pa asnjë përshkrim shoqërues.