Orhidea Latifi, e njohur ndryshe si Kida, është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit në tregun muzikor shqiptar, shkruan OnAir.
Së fundmi ajo është duke shijuar disa ditë pushimi në Kaliforni në SHBA. Ende nuk dihet nëse këngëtarja po i shfrytëzon këto ditë vetëm për pushim apo ndonjë projekt i ri është duke u përgatitur. Ajo çfarë dihet me siguri është se këngëtarja është aktive në profilin e saj në Instagram më shumë se çdo herë tjetër duke ndarë me ndjekësit foto dhe video të shumta nëpërmjet insta story.
Në këto postime ajo shfaqet më në formë se kurrë më parë.
Në një nga videot e saj më të fundit në instastory, përveç dukjes së saj mjaft të mirë, një tjetër bie në sy. Janë pikërisht thonjët e saj të gjatë me një dizajno mjaft të veçantë, por që për disa është mjaft i njohur. Kjo sepse në muajin prill, Kylie Jenner, një nga personazhet më të njohura të showbizz-it ndërkombëtar, postoi në instagramin e saj një foto të thonjve të saj. Modeli i dizajnit të tyre ka shumë ngjashmëri me atë të këngëtares shqiptare.
Duket se as Kida nuk ka mundur ti rezistojë dot influencës së trendeve që Kylie sjell.