Fotoja e publikuar nga Loredana ku ajo shfaqej duke mbajtur një foshnjë menjëherë u shoqërua me spekulime të shumta, shkruan OnAir.
Menjëherë filluan dyshimet se gjatë kësaj kohe reperja Loredana e kishte fshehur shtatëzaninë e saj dhe se ky ishte fëmija i dytë për të dhe Mozzik.
Së fundmi në Instagram ka qarkulluar një llogari me emrin Ylli Aliu. Kjo llogari supozohet të jetë e djalit të çiftit.
Duke qenë se është një llogari e re, numri i ndjekësve normalisht që është i ulët. Të tjera janë detajet të cilat tregojnë se nuk është e vërtetë. Një kërkim i thjeshtë tregon se as Loredana e as Mozzik nuk e ndjekin këtë llogari. Çfarë vihet re është se një numër i madh i faqeve të fansave e ndjek këtë llogari.
Gjithashtu është mësuar se në fakt kjo foto që shkaktoi kaq shumë spekulime është marrë nga një pjesë e videoklipit më të ri të çiftit të reperëve.