Murati, djali nga Turqia është një nga personazhet më të pëlqyer nga publiku në formatin televiziv “Përputhen”, shkruan OnAir.
Falë karakterit të tij si djalë i urtë ai ka arritur të marë zemrën e publikut. Duket se kjo gjë kohët e fundit ka filluar të ndryshojë.
Para disa puntatash, pas ndërprerjes së marrëdhënies së tij me Sindin, ai u deklarua për Olën. Së fundmi ishte kjo e cila në studion e programit tregoi disa foto të një vajze e cila kishte bërë thonjtë me inicialet e biznesit të ri të Muratit.
Murati, dukshëm në siklet, u shpreh se ajo thjesht ishte ortakja e tij. Pavarësisht kësaj, kohët e fundit në rrjete sociale kanë qarkulluar foto të vajzës në fjalë. Gjithashtu është mësuar se vajza në fjalë është duke pritur një fëmijë nga Murati. Ende nuk dihen detaje të mëtejshme rreth kësaj historie.