Xherdan Shaqiri u largua nga Stoke City gjatë këtij afati kalimtar të verës për t’iu bashkuar gjigantit anglez Liverpool.
Pas paraqitjeve të mira edicionin e kaluar në elitën e futbollit anglez por edhe në Kampionatin Botëror, shumë skuadra e deshën yllin nga Kosova.
Liverpooli pagoi vetëm 13 milionë funte për Xherdanin pasi aq ishte klauzola e largimit të tij pas rënies së Stokes në Championship.
Çmimi i ulët që u pagua bënë që disa analistë të dyshonin në Shaqirin, ndërsa për këtë ka folur edhe trajneri gjerman.
“Në Angli është gjithçka ndryshe sa i përket transferimeve. Nëse një lojtar nuk kushton shtrenjtë atëherë ekziston dyshimi se ai mund të jetë i padobishëm”.
“Shembull kishte shumë dyshime për interesin tonë në Shaqirin”, u shpreh Klopp.
“Ne kemi paguar 13 milionë funte për të, por Shaqiri është një lojtar fantastik dhe tani të gjithë në klub e duan atë”.
“Në krahasim me Gjermaninë në Angli është vërtetë ndryshe dhe ka paragjykime te lojtarët varësisht nga çmimi i tyre”, ka thënë Klopp.