Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk do t’i japë fund blerjeve të verës me marrëveshjen e së premtes mbrëma për Xherdan Shaqirin, pasi synon edhe dy përforcime.
26-vjeçari me prejardhje shqiptare u bashkua me Liverpoolin nga Stoke për 13 milionë funte apo rreth 15 milionë euro pas zbritje së Potters në Championship.
Liverpooli ka qenë në treg për një portier të ri që nga koha kur Loris Karius bëri dy fatale në finalen e Ligës së Kampionëve, që i kushtuan me humbje nga Real Madridi.
Reds ishin të lidhur me Bernd Leno dhe Alisson, por gjermani nënshkroi me Arsenalin, ndërsa e ardhmja e brazilianit në Romë mbetet ende një mister.
Për sa i përket një numri 10 të ri, mbetet ende shpresa për ringjalljen e marrëveshjes së tyre para Kupës Botërore për kapitenin e Lyonit, Nabil Fekir.
Me këto dy transferime të mundshme, Liverpooli do të mbyllte afatin kalimtar dhe do të hynte në sezonin e ri me synim fitimin e trofeve