Prindërit shqetësohen për kohën që fëmijët kalojnë përpara ekranit dhe kanë plotësisht të drejtë. Por një studim i Akademisë Amerikane të Pediatrisë tregoi se ekziston një mënyrë për të kaluar kohën përpara ekranit të telefonit, e cila ka përfitime të mëdha për fëmijët.
Nëse fëmijët e përdorin telefonin për të bërë video biseda me të afërmit, kjo është një kohë e shpenzuar më së miri në internet.
Fëmijët përveçse do të kalojnë kohë duke folur dhe parë të afërmit e tyre, gjithashtu do të mësojnë shumë fjalë të reja përmes këtij ndërveprimi.
Duke pasur kontakte përmes kamerës fëmijët gjithashtu mësojnë të reagojnë fizikisht dhe emocionalisht ndaj thirrjeve, fjalëve e gjithçkaje tjetër.
Studimet e kryera gjatë vitit 2013 treguan se fëmijët mësojnë shumë më shumë përmes bisedave me kamera sepse nga videot e Youtube ose video të familjarëve të regjistruara më parë për ta.
Kjo i atribuohet bashkëveprimit të fëmijës me personat me të cilët flet.
Megithatë, sërish nevojitet survejimi i prindërve.