Dy institucione mikrofinanciare ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’ janë mbyllur ditë më parë nga Banka Qendrore e Kosovës, me arsyetimin se kanë devijuar nga planet e biznesit, shkruan OnAir
Por në një konferencë për medie kompania Monego ka deklaruar se nuk e sheh si të arsyeshme mbylljen e këtij institucioni mikrofinaciar.
Madje ata kanë deklaruar që do të bëjnë ankesë në gjykatë.
“Kjo është shpronësim brutal i një investitori të huaj, dhe banka qëndrore ka thënë se ka ardhur tek ky vendim për shkak se Monego nuk ju është përmbajtur planeve të biznesit”, ka deklaruar avokati Arianit Koci.