Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj i cili ka thënë se është i gatshëm edhe të përleshet me njerëzit që e ofendojnë, duke iu drejtuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që e ka quajtur hajn.