Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se nuk tërhiqet nga fjalët që ka thënë sot se “Nëse Haradinaj përleshet me Albinin, Albini e sos”.
“Nuk ka qenë pjesa kryesore e asaj çfarë kam folur. Por, nëse e keni fjalën për përmbajtjen e asaj që kam thënë unë nuk tërhiqem”, ka deklaruar Konjufca në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.