Dihet tashmë që Instagrami është kthyer në një mënyrë për të gjeneruar të ardhura për individë të ndryshëm, shkruan OnAir.
Këtu nuk mund të bëjnë përjashtim as personazhet e formatit televiziv “Përputhen” me anë të reklamave të ndryshme si edhe me anë të lojërave “give-away” që ata organizojnë në profilet e tyre. Këto lojëra organizohen në bashkëpunim me biznese të ndryshme.
Meridian Ramçaj u shpreh se për të, këto lojëra janë idiotësi. Ai shprehet i habitur se ku qëndron përfitimi i personave që i organizojnë duke qenë se pagesa minimale që një biznes duhet të bëjë për të marrë pjesë është 200 euro. Ndërkohë dhuratat në shumë raste kanë vlera shumë të mëdha monetare.