Në mbarë botën festivalet e ndryshme që organizohen, konsiderohen si mjedise në të cilat lindin kontakte dhe bashkëpunime të ndryshme, shkruan OnAir.
Producentja Vjosa Berisha shprehet se e njëjta gjë ndodh edhe me festivalet të cilat organizohen në Kosovë. Gjithashtu në studion e “Libero” gjatë diskutimit ajo solli shembuj se si diçka e tillë ka ndodhur me shumë filma të prodhuar në Kosovë.
Këtë mendim e mbështeti edhe regjizorja Blerta Zeqiri. Ajo theksoi se përveç krijimit të kontakteve me persona të ndryshëm në industrinë e filmit, festivalet janë mjaft të dobishme edhe për promovim të projekteve të ndryshme. Gjithashtu një tjetër benefit i këtyre festivaleve sipas saj është edhe edukimi i vazhdueshëm jo vetëm i personave të përfshirë në kinematografi, por edhe të publikut.
Për të ndjekur diskutimin klikoni në videon më poshtë: