Keqmenaxhimi i deponive, mungesa e ujit të pijes, prerja e paligjshme e pyjeve, ndotja e lumenjve, niveli i ulët i ndërgjegjësimit të qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit dhe rrezikimi i shëndetit të banorëve nga ndotja e mjedisit.
Këto ishin disa nga temat që u diskutuan në tryezën me temën “Pjesëmarrja aktive dhe gjithëpërfshirëse për politikat mjedisore në Kosovë”, të organizuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare.