Në 2 dekadat e fundit është vënë re një trend për sa i përket rënies së lirisë së mediave, shkruan OnAir.
Pjesë e këtij trendi është bërë edhe Kosova, e cila në raportin e fundit të “Reporterëve pa kufi” është pozicionuar në vendin e 78, 8 pozita më dobët sesa vitin e kaluar.
Për sa i përket këtij fenomeni, juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari u shpreh se pandemia është një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë situatë. Gjithashtu sipas saj një faktor tjetër i rëndësishëm janë edhe sulmet fizike dhe online që bëhen ndaj gazetarëve të ndryshëm. Ajo i bën thirrje qeverisë që të konsiderojë si prioritet miratimin e një strategjie të re për mbrojtjen e gazetarëve.
Nga ana tjetër Faion Ismajli, ndonëse pranon mangësitë që ka media në Kosovë, shprehet se situata paraqitet shumë më mirë se sa në vendet e tjera të rajoni si Serbi, Mal i Zi dhe Shqipëri.