Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova ka dalë e dyta në rajon për nga shpenzimet e buxhetit mujor që i bën vetëm për ushqime.
Sipas këtyre të dhënave thuhet se 50% të pagës mujore qytetarët i shpenzojnë vetëm për ushqime. Ndërsa Shqipëria bashkë me qytetin e Beratit, Dibrës dhe Durrësit ka dalë e para duke e rritur buxhetin e tyre mujor për ushqime më shumë se vitet e tjera.
Kjo peshë e lartë e shpenzimeve për ushqime është një tregues i varfërisë në vend , ku pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për të siguruar mbijetesën. Në vitin 2018-të ushqimet zunë 44% të shpenzimeve mujore mesatare në shkallë kombëtare, njësoj me vitin e kaluar.
Pas Shqipërisë dhe Kosovës për nga renditja vjen Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4%, Serbia me 16.5%.
Vetëm për bukë dhe drithëra, Shqipëria shpenzon 5% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, sërish më e larta në Europë , nga 1.1% që është mësatarja e BE dhe 3.7% që është vendi i dytë pas Shqipërisë , Mali i Zi.