Ditën e sotme në shtetin e Kosovës mbërritën rreth 38 mijë doza të vaksinës të mundësuara nga programi “COVAX”, shkruan OnAir.
Ndryshe nga vendet e tjera në rajon dhe në botë, Kosova nuk ka blerë asnjë dozë të vaksinave, por janë të gjitha të dhuruara nga UNICEF dhe BE. Pavarësisht kësaj duket se qeveria aktuale ka akorduar një buxhet prej 40 milionë eurosh për blerjen e vaksinave.
Në një përgjigje me shkrim për “ATV”, “Ministria e shëndetësisë” u shpreh se negociatat e blerjes së vaksinave varen gjithashtu edhe nga prodhuesit dhe nga sasia që është në dispozicion.
Nga ana tjetër në një prononcim për “ATV” ekspertja e shëndetësisë, Hana Xhemajli u shpreh se kjo situatë është krijuar për shkak të destabilitetit institucional.