Blearta Ukëhaxhaj është kosovarja që e ka përfaqësuar denjësisht vendin tonë në sportin e tenisit, shruan OnAir.
Ajo ka filluar që të ushtrojë këtë sport që në moshën 8 vjeçare. Tenistja tregon në këtë insert të realizuar nga “ATV” lidhjen e veçantë që ajo tashmë ka krijuar në këtë sport. Ajo shprehet se gjatë momentit që luan tenis, harron çdo gjë.
Blearta flet se si në çdo fushë tjetër, edhe në tenis fillimet e saj kanë qenë mjaft të vështira. Një nga problematikat kryesore të këtij sporti në Kosovë është mungesa e fushave të mbyllura. Kjo bën që ushtrimet e zhvilluara në dimër të bëhen ose në fushat e hapura ose të improvizohet në sallat e sportit.
Tenistja kosovare gjithashtu ka marrë pjesë edhe në shumë gara të ndryshme. Ajo si më të rëndësishme veçon kampionatin botëror “FETKA” në 2018. Ky kampionat u zhvillua në Tunizi dhe prej aty u rendit e para.
Përveçse një lojtare mjaft e zonja, ajo gjithashtu është edhe trajnere dhe refere e licensuar. Blearta tregon se për të është një ndjenjë mjaft e veçantë të pasurit mundësinë e trajnimit të gjeneratave të reja në këtë sport.
Intervistën e saj të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë: