Shefqet Krasniqi prej kohësh tashmë e ka deklaruar mbështetjen e tij për Albin Kurtin, shkruan OnAir.
Krasniqi është shprehur që para disa vitesh që ky popull e ka ose për kryetar ose për kryeministër Kurtin. Gjatë intervistës në emisionin “Ndrrimi i natës”, Krasniqi gjithashtu u shpreh se tashmë që Kurti është kryeministër, populli i ka besuar atij dhe qeverisë së tij më shumë se kujtdo tjetër.
Ai shprehet se nëse ata do të dijnë të ruajnë këtë besim atëherë do të vazhdojnë. Në të kundërtën kjo qeveri do ti bijë vetes mësysh.