Kroacia është finalisti i dytë i Kampionatit Botëror. Skuadra nga Ballkani është treguar më e fortë se Anglia duke e mposhtur me rezultat 2-1 pas vazhdimeve dhe në këtë mënyrë, ekipi aktual e ka shkruar emrin në librat e historisë.
Përgjegjësinë e mori Kieran Trippier, i cili u tregua fantastik për ta mposhtur Danijel Subasicin (5′).
Minutat e para të ndeshjes u takuan Tre Luanëve, të cilët ishin shumë të rrezikshëm. Me lojën e tyre të shpejtë dhe dinamike, anglezët arrinin shumë shpejtë në zonën kundërshtare.
Dhe pas një aksioni të organizuar mirë, Sime Vrsaljko harkoi në zonë, ndërsa Ivan Perisic shënoi me kokë (68′).
Në gjysmën e dytë të vazhdimeve, Kroacia e përmbysi rezultatin. Ivan Perisic e dërgoi një top me kokë në zonë, ndërsa Mario Mandzukic, edhe pse i lënduar, reagoi për ta mposhtur portierin anglez (109′).
Kroacia në finalen e 15 korrikut do të luajë kundër Francës, ndërsa Anglia do ta zhvillojë ndeshjen për vendin e tretë kundër Belgjikës