Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti iu ka ikur përgjegjësive për proceset e ndryshme dhe për dialogun.
Hoti në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se përgjegjësi e tij do të jetë që të iu dalë në ballë proceseve.
“Detyra ime është që në ditët e para të ju dal në ballë proceseve. Ish-kryeministri Kurti nuk iu ka dalë në ballë proceseve, nuk ka marrë përgjegjësi për dialogun dhe iu ka ikur atyre që i kemi kërkuar ne si partnerë të koalicionit. Ai ka pasur tendencë për kacafytje institucionale”.
Ndër tjera ai ka treguar edhe për idenë dhe bindjen e tij që nuk do të ketë një herë zgjedhje dhe se do ta çoj mandatin deri në fund./OnAir