I ftuar në rubrikën “Sytë 7” në emisionin e mëngjesit të “Klan Kosova” ishte kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, shkruan OnAir.
Ai ishte i ftuar për të folur rreth kundërshtimeve që institucioni i tij ka për sa i përket ndërtimit të hidrocentralit në lumin Kaçandoll. Ai këto kundërshtime i kishte bërë të dituara edhe në debatin publik të zhvilluar nga kompani “HidroCom Shpk”. Sipas tij ky debat pati një pjesëmarrje shumë të madhe nga ana e qytetarëve dhe i gjeti organizatorët të pa përgatitur.
Bulliqi u shpreh se një ndër arsyet kryesore se përse ishte kundra ndërtimit të këtij hidrocentrali ishte sepse nuk përshtatet me planin e zhvillimit që “Komuna e Podujevës” ka për zonën e lumit Kaçandoll. Ai tregoi se komuna ka plane që ta kthej këtë zonë në një zonë të fuqishme turistike dhe se gjithashtu nuk mund të lejojë shkatërrimin e mjedisit pranë këtij lumi.
Mos pëlqim ndaj këtij projekti të hidrocentralit kanë treguar edhe banorët.