Kryetar i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka tentuar ta ofendojë një gazetar në Prishtinë.
Arifi, deputeti Ragmi Mustafa, kryetari i Bujanovcit Shaip Kamberi dhe përfaqësues nga Lugina janë takuar sot me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në zyrën e këtij të fundit në Prishtinë.
Pas takimit në një konferencë për media Arifi bashkë me kolegët dhe Thaçin shpalosën idenë e një rezolute për këto tri komuna me shumicë shqiptare që janë në Serbi.
Por Arigfit nuk i ka pëlqyer pyetja e gazetarit kur ka pyetur nëse kjo ide për bashkimin e Luginës me Kosovën është e tyre apo e presidentit të Kosovës.
Ai fillimisht e ka pyetur gazetarin për moshën e tij por edhe duke tentuar t’i jap leksione se si duhet të ketë nivel për të kuptuar inteligjencën e dikujt tjetër.