Thuajse gjithnjë ka ekzistuar debati nëse qyteti është më mirë apo fshati, shkruan OnAir.
Nga të dyja palët ekzistojnë argumente të cilat i japin përparësi fshatit ose qytetit. Ky diskutim u zhvillua edhe sot me fëmijët e ftuar në emisionin e mëngjesit në “RTV Dukagjini”.
Në fillim shumica e fëmijëve ishin se qyteti të ofron kushte më të mira të jetës. Dhe vërtetë ashtu është. Por edhe fshati ka disa elementë të cilët rrallë gjehen nëpër qytetet e mëdha, si për shembull ajri i pastër, natyra dhe hapësira e madhe dhe e lirë.
Në përfundim të debatit, dukej se fshati u kthye në të preferuarin e shumicës së fëmijëve.
Për të ndjekur diskutimin e plotë klikoni në videon më poshtë: