Gjatë një ligjërate me disa të rinj, Elvis Naçi foli rreth lutjes, shkruan OnAir.
Naçi tregon se sa e fuqishme lutja është. Këtë gjë e dëshmojnë edhe shumë histori të cilat gjenden në librat e shenjtë.
Ai ndau me të rinjtë historinë e një të moshuari i cili e pësoi keq pasi padrejtësisht deklaroi se si lutjet e tij nuk pranoheshin. Në këtë histori të cilën mund ta ndiqni edhe në videon më poshtë mësohet se si ndonëse lutja është diçka shumë e fuqishme për të na ndihmuar ne, ashtu edhe mund të na kthehet kundra. Në momentin që ne i bëjmë dikujt padrejtësi dhe ai person lutet kundra nesh atëherë ajo lutje do të dëgjohet dhe me të vërtetë që diçka jo e mirë mund të na ndodhë.