Konsiderohet si një këngëtar i ri në diskografinë shqiptare por që ka arritur rekorde të klikimeve që me debutimin e tij të parë në skenën muzikore, shkruan OnAir
Nuk e keni shumë të vështirë për ta kuptuar që po flasim për kantautorin e njohur Irkenc Hyka i cili ka disa projekte muzikore shumë të suksesshme e që kanë arritur miliona klikime.
Por madje tekstet e tij kanë mesazhe të forta të cilat shpeshherë kanë bërë ndjekësit të dyshojnë së janë dedikim.
Së fundmi këngëtari i njohur Irkenc Hyka ka publikuar bashkëpunimin e tij me reperin Don Phenom me titull “A je vetëm” dhe kanë arritur menjëherë që të listohen në mesin e këngëve hit.
Ajo që ka rënë më shumë në sy është një pjesë e teksti që Irkenc Hyka e publikon vazhdimisht.
“Me ti numëru mëkatet nuk mjafton një letër”?
Kjo ka bërë që komentuesit të pyesin nëse ky tekst i dedikohet një vajzë?
Por si zakonisht Irkenci ka vendosur që të heshtë./OnAir
https://www.instagram.com/p/B6TC9BBHQJY/