Astrit Mulaj tashmë ka pushtuar skenën muzikore duke u bërë njëri nga këngëtarët më të dëgjuar të muzikës popullore, shkruan OnAir.
Këngëtari ka publikuar këngën me titull “Bama Hallall” të cilën e ka realizuar edhe me videoklip në të cilin protagonist ishte vetë këngëtari. Këngë kjo e cila është dedikuar dashurisë.
Teksti & Muzika është shkruar nga kompozitori i mirënjohur Ilir Berani ndërsa Orkestrimi: Virusi. Krejt këto suksese këngëtari i ka arritur nga përkushtushmëria e madhe në punën e tij për muzikën.
Kjo këngë me tu publikuar në treg ka arritur të pëlqehet nga një numër i madh i fansave të tij./OnAIR