Listohet në mesin e figurave më të dashura shqiptare, i cili pavarësisht që ka nisur të jetë pjesë edhe e skenës politike, duket që muzikën nuk e harron asnjëherë, shkruan OnAir
Nuk e keni të vështirë për ta kuptuar që po flasim për këngëtarin e njohur Labinot Tahiri i cili para pak ditësh ka publikuar një projekt muzikor me titull “Faleminderit për ditët e mira”, që flet për një histori dashurie që nuk pati fund të lumtur.
Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me produksionin e suksesshëm XIMI dhe tashmë në YouTube kanë arritur që të arkivojnë afro 400 mijë klikime./OnAir