Zëdhënësja për informim e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka dhënë detaje lidhur me se cilat janë masat që do të ndërmerren pas hapjes së këtij aeroporti
Në një konferencë për media, Gara ka njoftuar se janë duke pritur që së shpejti Qeveria e Kosovës të marrë një vendim për hapjen e Aeroportit të Prishtinës, duke informuar tutje edhe për masat të cilat do t’i ndërmerr ky aeroport për personat të cilët mendojnë të udhëtojnë brenda dhe jashtë Kosovës.
Ajo ka thënë se do të respektohen masat e vendosura për mbajtjen e distancës ashtu siç rekomandon OBSH, nuk do të lejohet hyrja brenda hapësirave të Aeroportit pa maska, udhëtarëve fillimisht do t’u matet temperatura dhe në rast se ka njerëz të cilët kanë temperaturë të lartë, do të njoftohet IKSHPK.
“Së shpejti besojmë që Qeveria e Kosovës do të marrë një vendim për hapjen e Aeroportit të Prishtinës”, ka përfunduar Gara. /