Seriali vendor “Çka ka shpija” mbrëmë ka transmetuar episodin e 30 me plot situata komike por që janë të ndërlidhura me realitetin kosovar, shkruan OnAir
Së fundmi temë diskutimi në të gjitha mediet kanë qenë punësimet në postë, madje janë bërë aq të diskutuara për faktin që duket se ka punëtorë më shumë se në çdo vend tjeter.
Këtë problem e ka edhe Xhek Setra nga seriali “Çka ka shpija” i cili duhet që ta rahatojë gruan në postë për ta bindur që të mos bëhet pjesë e një parti tjetër, larg partisë së tij.
Do qeshni me lot me reagimin e tij./ONAIR