Në studion e emisionit “Debat Plus” u diskutua rreth punëve të deritanishme të qeverisë, shkruan OnAir.
E ftuar në këtë diskutim ishte Mimoza Kusari U.D. e shefit të grupit parlamentar të LVV. Ajo u gjend përballë panelit të zakonshëm të analistëve që janë pjesë e këtij emisioni.
Gjatë diskutimit pati disa herë edhe tone të larta ndërmjet saj dhe analistit Imer Mushkolaj. Një ndër temat që ngjalli debat midis tyre ishin edhe emërimet politike.
Kusari u shpreh se për sa i përket këtyre emërimeve politike fokusi kryesor duhet të jetë te performanca. Sipas Kusarit, ky ishte mendimi i saj personal dhe se pas 100 ditësh mund të diskutohej më konkretisht rreth punës së qeverisë.
Mushkolaj u kundërpërgjigj duke theksuar se nuk duhej të bënin pikërisht ato gjëra që në të kaluarën i kanë kritikuar. Gjithashtu sipas tij nuk është aspak herët për të gjykuar punën e qeverisë. Kjo për arsye se LVV ka deklaruar që ka vite që përgatitet për këtë ditë dhe për të qenë parti në pushtet.