Duket që më në fund Mc Kresha ka vendosur që ta pranojë që ka një të dashur ani pse nuk ka pranuar që të na e tregojë emrin, shkruan OnAir
Mc Kresha edhe Lyrical Son kanë qenë të ftuar në formatin televiziv të Marina Vjollcës dhe kanë vendosur që të tregojnë edhe disa sekrete.
Kur janë pyetur se kush është e dashura e Mc Kreshës ata kanë filluar të qeshin. Mc Kresha thotë që emri ka gjashtë shkronja, ndërsa duket që Lyrical Son e ngatërron dhe thotë pesë shkronja.
Para disa ditësh është thënë që Mc Kresha madje është fejuar, ani pse asnjëherë nuk e ka konfirmuar reperi në fjalë./OnAir.