Ditën e sotme, në Tiranë u zhvillua samiti i liderave të Ballkanit perëndimor, shkruan OnAir.
Në këtë samit mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se kishte ndodhur jë përplasje me Brnabiçin, pasi ai nuk dëshironte të pranonte se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran. Kurti u shpreh se Kosova dëshiron integrim në BE dhe NATO.
Gjithashtu sipas tij njohja do i shërbente edhe Serbisë. Ndërkohë, Kurti shprehu edhe një herë zotimin për të zbatuar reformat ndonëse nismat e ndryshme rajonale po hasin në ngecje për shkak të mos njohjes nga Serbia.