Mimoza Kusari ishte e ftuara e rradhës në këtë puntatë të emisionit “Debat Plus”, shkruan OnAir.
Në studion e këtij emisioni ajo u gjend përballë panelit të analistëve për të diskutuar rreth qeverisë së re të krijuar.
Një nga shqetësimet kryesore që u shpreh në studio ishte mungesa e një plani qeverisës. Kusari u shpreh se së shpejti ky plan do të paraqitet në kuvend. Ajo tregoi se tashmë drafti i parë i këtij plani ishte hartuar dhe është duke u kontrolluar për sa i përket detajeve të ndryshme teknike.
Sipas saj një nga elementet dalluese të kësaj qeverie është vetëkritika dhe mbajtja e përgjegjësisë për veprimet e saj. Gjithashtu Kusari shprehet se ndryshimet nuk mund të vijnë menjëherë, por do të duhen të paktën 6 muaj në mënyrë që institucionet e ndryshme të normalizohen dhe të stabilizohen për të sjellë më pas ndryshimet e premtuara.