Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Naser Rafuna, si asnjëherë tjetër sot, tregon shpirtin e vërtetë të artistit teksa ndërthur aq bukur vargje për të birin.
Para dy vitesh aktorin dhe bashkëshorten e tij, i lumturoi pafundësisht ardhja në jetë e vogëlushit Jari, pas tetë vite pritjete.
E sot, vogëlushi simpatik feston dy vjetorin e lindjes, dhe si cdo prind që përzgjedh fjalët më t bukura të shpirtit edhe Naseri bëri të njëjtën gjë. Madje, lirisht mund të themi se më të ndjeshëm e më të dashur nuk e kemi parë asnjëherë , e për këtë dëshmia më e mirë është vetë postimi i tij në Instagram.
Derisa, urimet në adresë të vogëlushit, nuk munguan edhe nga figura të njohura publike me të cilat Naser Rafuna gëzon raport mjaft të mirë kolegial e miqësor.