Në bazë të zhvillimeve të fundit në fushën e zbulimeve hapësinore, duket se po afrohet gjithnjë e më shumë dita në të cilën do të kemi mundësi të shkojmë në planetet e tjera, shkruan OnAir.
Para 2 ditësh u njohëm me shqiptarin e parë që do të ketë mundësinë e kësaj eksperience, por me sa duket ai nuk do të jetë i vetmi. Në një lidhje direkte për “Studio A” ishte Alban Nushi, i cili do ti bashkohet Benetit. Sipas informacioneve të Albanit nga miqtë e tij, duhet të presim që në ditët në vazhdim lista e shqiptarëve që do të shkojnë në Mars të rritet.
Ai e konsideron këtë si një hap mjaft të rëndësishëm jo vetëm për faktin që po arrin të realizojë një pjesë të ëndrrës së tij të fëmijërisë, por se gjithashtu po ndihmon që vendi i tij të lëjë një gjurmë në një hap të rëndësishëm për njerëzimin.