Të ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet” ishte i ftuar çifti i artistëve mjaft i dashur për publikun, Mihrije dhe Naimi, shkruan OnAir.
Gjatë intervistës u fol rreth temave të ndryshme, ku ndër të tjera u vendos në vemendje edhe emri i djalit të tyre. Ai është i quajtur Plator, një emër ky jo i zakonshëm, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera.
Naimi shpjegoi se ky është një emër ilir dhe propozimin për këtë emër e dha pikërisht i vëllai. Naimi tregoi se Plator është emri i një kryekomandanti të shquar të ushtrisë ilire. Ai gjithashtu tregoi se si ky emër ka bërë konfuzë shumë persona të tjerë që e kanë dëgjuar.
Historinë e plotë të këtij emri të pazakontë mund ta ndiqni në videon më poshtë: