Kur bëhet fjalë për dashurinë dhe për jetën private të Mozzik, tanimë fansat janë menjëherë shumë kurioz, madje kanë dëshirë më së shumti të kuptojnë nëse ai dhe Loredana po e mendojnë një mundësi të dytë, shkruan OnAir
Së fundmi reperi ka vendosur t’i përgjigjet hapur disa pyetjeve në llogarinë e tij në ‘Instagram’, si psh nëse një mashkull mund të bjerë në dashuri për herë të dytë apo si e përkufizon ai dashurinë.
“Mashkulli dashuron sa herë të dojë ai vetë”, është përgjigjur në pyetjen e parë Mozzik, duke lënë të kuptohet se dhe në jetën e tij kjo është një zgjedhje e reperit. Ndërsa pyetjes se çfarë emri do i kishte lënë dashurisë, reperi është përgjigjur: “Një këmbë në ujë, një këmbë në zjarr”.