Fifi dhe Flori Mumajesi janë dy nga këngëtarët shqiptarë më të suksesshëm të cilët numërojnë suksese të shumta, shkruan OnAir.
Përveç arritjeve në karrierat e tyre, ata janë të bashkuar edhe nga një shoqëri shumë e ngushtë me njëri-tjetrin. Raporti i tyre është aq i afërt sa shpesh në media është aluduar edhe për një lidhje të mundshme ndërmjet tyre.
Pavarësisht kësaj, fjalët e ndryshme që qarkullojnë nuk e kanë zbehur shoqërinë e dyshes.
Së fundmi, Fifi, në llogarinë e saj në Instagram postoi një foto së bashku me Florin në të cilën dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Në këtë postim ajo e falënderonte Florin për çdo gjë.
S’ka asgje ma me vlere per mu se momentet me notat e shpirtit tend 🎶 . Do mundohem shume qe te mos i stonoj se vallah e kane rendesine te madhe . Duhej ta beja kohe me pare , e di .. po falenderimi qe kam ndaj teje s’eshte thjesht material , eshte shpirteror dhe nuk thuhet me pak fjale .
Faleminderit 🙏🏼
Faleminderit qe me kupton dhe atehere kur se kuptoj veten .
Faleminderit qe besove e me mbeshtete qe kur une isha thjeshte nje goce nga Kosova .
Faleminderit qe me dhe energji e suport kur ne fakt u desh te te jepja.
Faleminderit Zotit qe t’kom 🤲🏼 Faleminderit qe ju kom @klajdiharuni & @iambrunooooo !
@iamflorimumajesi t’kom pike t’dobt ❤️ #blessedandgrateful PERJETESISHT 🤍 ahhh ta qes 🧄🤞🏼 ti paraprije renies se msyshit 😂 ka shkruar Fifi në postimin e fotos.
View this post on Instagram