Erina Arllati dhe Dorina Gllogjani nga organizata “YMCA” ishin të ftuarat e radhës në studion e emisionit “Alarm”, shkruan OnAir.
Kjo organizatë zhvillon aktivitete të ndryshme për të suportuar të rinjët në mënyra të ndryshme. Ndër këto aktivitete janë edhe hapja e dyqaneve të bamirësisë në Gjakovë dhe Prishtinë. Në këto dyqane shiten rroba të përdorura dhe gjithashtu qytetarët mund të dorëzojnë rrobat që nuk i duan më.
Ceremonia zyrtare e hapjes së këtyre dyqaneve do të zhvillohet gjatë kësaj jave. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe ambasadori i BE në Prishtinë.
Gjithashtu në kuadër të këtij projekti për riciklimin e rrobave, nëpër qytete do të vendosen dhe konteniere ku qytetarët mund të vendosin rrobat që nuk duan më. Më pas këto rroba do të përpunohen dhe do të shiten në dyqanet e bamirësisë.
Për të mësuar më shumë rreth këtyre dyqaneve dhe organizatës “YMCA” mund të ndiqni videon më poshtë: