Banorët e këtij fshati, i cili ndodhet pak kilometra larg Hanit të Elezit, kanë ikur vit pas viti, atëkohë për shkak kushteve të rënda në këtë vend.
Në të kanë mbet vetëm shtëpitë e zbrazura nga guri, që shumica nga to, për shkak të vjetërsisë, kanë hyrë nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke e shndërruar kështu fshatin në muze.