Emisioni i mëngjesit që transmetohet në “RTV Dukagjini” vendosi të dërgonte gazetaren e tyre të terrenit në qytetin e Vushtrrisë, shkruan OnAir.
Ajo pyeti banorët e këtij qyteti se si mendonin ata për të shkuarin te psikologu. Shumë prej tyre u përgjigjën se nuk e konsideronin si diçka të keqe pavarësisht se vetë nuk kishin vajtur.
Ata gjithashtu u shprehën se nëse do të kishin nevojë nuk do të ngurronin të shkonin.