Ermal Fejzullahu ishte i ftuari i radhës në emisionin “Ndrrimi i natës”, shkruan OnAir.
Gjatë kësaj interviste ai zbuloi për publikun detaje të shumta qoftë rreth jetës personale, por edhe asaj profesionale.
Gjithashtu ai dha edhe një lajm shumë të mirë për fansat të cilët e duan muzikën e tij. Ai u shpreh se ka shumë projekte të përfunduara dhe priten të lansohen së shpejti. Një prej këtyre projekteve është edhe një bashkëpunim ndërmjet tij dhe dy nga reperave më të njohur të estradës Getoar Selimi dhe Majk.
Ermali tregoi se çdo gjë rreth këtij projekti është finalizuar dhe pritet që të lansohet brenda një kohe shumë të shkurtër.
Intervistën e plotë të këngëtarit mund ta gjeni në videon më poshtë: