Reperi i njohur shqiptar Mc Kresha mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me vajzën e quajtur Erzina, shkruan OnAir
Madje ai kishte zgjedhur që të organizonte një ceremoni shumë private dhe nuk kishte edhe shumë të ftuar siç jemi mësuar të shohim në dasmat e këngëtarëve tjerë shqiptar.
Por duket që Kresha dhe Erzina, tashmë gruaja e tij sepse mbrëmë ata u kurorëzuar edhe nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, kishin zgjedhur që si këngëtar për të argëtuar të pranishmit të ishte këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu.
Në disa video të publikuara dëgjohet zëri i Sinan Vllasaliu teksa argëton të pranishmit./OnAir