Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale V.H. nga fshati Poslishte i Komunës së Prizrenit, për shkak dyshimit të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ditë kritike me datën 08.06.2020 rrethe orës 22:15 minuta në Prizren në lagjen “Ortakoll” me pushkën automatike A-47 ka gjuajtur nga dritarja e veturës dhe se pas shikimit të vendit të ngjarjes në vend janë gjetur dhe janë konfiskuar 12 gëzhoja.”
“Po ashtu, fakti se vendi ku i pandehuri ka gjuajtur me armë është vend i banueshëm me shumë shtëpi afër, ndërtesa dhe lokale, andaj është mendim i gjykatës se caktimi i paraburgimit sa i përket kësaj pike është i bazuar dhe i arsyeshëm”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prizrenit.